Beta

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Fazli Grajqevci no. 271, kati 2
Gjejë në hartë
  • 2

    Ngjarje
  • 2

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Menjëhere pas lufte në Kosovë, në 2000tën, shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve ishte 29 vdekje për 1000 lindje – kalonte normat Ballkanike dhe ato Europiane. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij ishte pjesë e betejës së shumë individëve që këtë shifër ta ulim në afro 11 për 1000 lindje sa është sot. Por beteja s’ka përfunduar ende!

Përreth “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” shumë individë u bashkuan që ta përmbushin ëndrrën e tyre dhe fillimisht themeluan “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha” në 2009-tën, me iniciativën e Dr. James Strickler. Qysh nga 2013ta, individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Misioni jonë është të shpëtojmë sa më shumë jetëra të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.