Beta

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës

les Avanchets, Croix-du-Levant, 14
Gjejë në hartë
  • 2

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës ka për synim:
1. Që brenda vetës të bashkoj shqiptarët që duan vullnetshëm të bashkohen, sidomos ata që jetojnë në Gjenevë dhe në rrethinën e saj, duke përfshirë edhe pjesën franceze;
2. Zhvillimin dhe përforcimin e ndjenjës së vëllazërimit, solidaritetit dhe ndihmës reciproke ndërmjet anëtarëve të vet, pavarësisht se nga cili regjion i trojeve shqiptare vijnë, sepse ne kemi një të kaluar dhe një të tashme shume te ngjashme që shprehet fuqishëm në preokupimet tona, në jetën tonë;
3. Integrimin sa më efikas të komunitetit shqiptar të Gjenevës në shoqërinë zvicerane duke:
a) Inkurajuar mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët,
b) Inkurajuar mësimin e gjuhës frënge nga të rriturit,
c) Inkurajuar vazhdimin e shkollimit në nivele sekondare dhe terciare,
d) Ndihmuar shoqëritë kulturore dhe artistike që punojnë në ruajtjen e veçorive shqiptare, por që njëkohësisht bashkëpunojnë me shoqata të ngjashme të komuniteteve tjera duke e begatuar shumëllojshmërinë kulturore të Gjenevës,
e) Ndihmuar aktivitetet sportive të klubeve ku shumicën e përbëjnë shqiptarët dhe duke
f) Luftuar dukuritë ksenofobe;
4. Të shndërrohet në një vend ku çdo familje apo individ i komunitetit tonë do të gjen:
a) Informacione dhe udhëzime të sakta dhe të paanshme për preokupimet e veta siç janë puna, shkollimi i fëmijëve, realizimi i të drejtave dhe obligimeve ligjore ndaj shtetit ku jetojmë apo atij të origjinës, sikurse edhe shumë informacione tjera, dhe
b) Shërbime profesionale të të gjitha llojeve, me çmim të volitshëm;
5. Përkrahjen materiale për anëtarët e vet në rast nevoje, sikurse edhe, në raste të veçanta, përkrahjen materiale për bashkatdhetarët tanë në atdhe;
6. Ndërlidhjen e bizneseve me pronarë shqiptarë, me qëllim të rritjes së fitimeve dhe
7. Të zhvilloj dhe përforcoj bashkëpunimin ndërmjet KShGj-ës me komunitete tjera shqiptare dhe jo shqiptare, anembanë Zvicrës dhe më gjerë;