Beta

LAPSH ''Naim Frashëri''

Zürich, Switzerland
Gjejë në hartë
  • 1

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Shkrimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” është formë e organizimit të
arsimtarëve dhe e prindërve shqiptarë në Zvicër. Ajo është organizatë jopolitike dhe jofetare.
Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” është bartëse e shkollës shqipe
në Zvicër.

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, si formë e organizuar e
arsimtarëve dhe e prindërve shqiptarë në Zvicër, përkatësisht si vazhdimësi e Lidhjes së
Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) dhe Lidhjes së Prindërve Shqiptarë (LPSH), ekziston prej 26
marsit të vitit `95.

Për dallim nga organizatat e tjera shqiptare në Zvicër, ajo nuk është themeluar në bazë të ideve e
nismave të individëve apo grupeve dhe nevojave të tyre vetjake ose grupore, por në bazë të
nevojës së përgjithshme dhe të domosdoshme për përkujdesje arsimore e edukative të mijëra
fëmijëve e të rinjve mërgimtarë në Zvicër

Detajet

Viti i themelimit
1995
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Switzerland
Aktivitetet
Communications
Volunteering/Mentoring
Mediat Sociale
Facebook Twitter