Beta
Shoqata Parandalo
Gubelstrasse 10, 8050 Zürich, Switzerland Gjejë në hartë-
0
Ngjarje
-
0
Shkrime
-
0
Degë
Përshkrimi
Detyra thmelore e shoqatës PARANDALO është të krijojë një qendër studimi për parandalimin e krimit në shoqëri, në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Shoqata PARANDALO ka për qëllim pranadalimin e veprave kriminale të parashikueshme në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Shoqata ka për qëllim që përmes aktiviteteve, studimeve, informacionit, ligjëratave, kurseve, këshillave, ndërmjetësimit etj., ta parandaloj krimin në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Komuniteti shqiptar bashkë me institucionet dhe autoritetët vendëse, duke i marrë përgjegjësit e tyre, duhet që ta fokusojnë vëmendjen ndaj rreziqeve të mundshme, të cilat mund të qojn në veprime kriminale.
Përmes kompetencave dhe burimeve njerëzore të komunitetit shqiptar, shoqata dëshiron që të kontribuoj kundër krimit në shoqëri, duke iu ofruar institucioneve dhe autoriteteve përkatëse mbështetje për një punë efektive.
Shoqata është jo-fetare dhe politikisht neutrale. Ajo është aktive në të gjithë Zvicrën.
Shoqata nuk ndjek qëllime komerciale qëllime për vetëndihmë.