Beta

Shoqata-Uskana

Chicago Illionis, 60540
Gjejë në hartë
  • 1

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Shoqata Shqiptaro-Amerikane "USKANA" është një shoqatë kulturore, edukative dhe shkencore, qëllimet e së cilës janë:
- Të inkurajojë dhe zhvillojë aktivitetin e saj për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare në pergjithësi e Kërçovare në veçanti, shënimin e datave me rendësi kombëtare, organizimin sipas mundësive të shkollave me mësim në gjuhën amtare dhe të vendosë marrdhëniet e saj me disiplina të tjera akademike;
- Të inkurajojë dhe zhvillojë kulturën shqiptare tek brezat e ri dhe marëdhëniet e saj me disiplina të tjera;
- Të organizojë konferenca dhe mbledhje për të diskutuar problemet e diasporës Kërçovare dhe për të shkëmbyer pikëpamje për çështje që kanë të bëjnë me gjithë komunitetet tjera shqiptare në SHBA;
- Të shesë, blejë, marrë si dhurime, çdo trashëgimni, pronë apo dhurim për objektivat e Shoqatës;
- Të japë grante, bursa studimi apo ndihma financiare individëve, grupeve të personave apo organizatave në përputhje me objektivat e Shoqatës;
- Të botojë gazeta, revista, libra dhe monografi që kanë të bëjnë me aktivitetet e diasporës Kërçovare;
- Të lehtësojë aplikimin e anëtarëve të saj për grante për projekte që kanë të bëjnë me arsimin e gjeneratave të reja;
- Të organizojë të gjitha aktivitetet me qëllim të mbledhjes të fondeve financiare për të realizuar objektivat e saj;
- Të vendosë lidhje me institucionet ne vendlindje duke filluar nga ato lokale, qendrore dhe mbarëshqiptare duke krijuar marëdhënie të mira reciproke;
- Organizimin vjetor të manifestimit tradicional “Sofra Kërçovare” që do të organizohet nën ombrellën e Shoqatës;
- Organizim vjetor të projektit Recital Muzikor 'AMA' për shqiptarët nga të gjitha trojet, organizuar nën ombrellën e Shoqatës, sipas marrëveshjes me koordinatorin e Recitalit Muzikor 'AMA';
- Shoqata Uskana që vepron në SHBA dhe Kryesia e saj pranojn si obligim që të ndihmojnë në organizimin e mërgatës Kërçovare me rastin e zgjedhjeve lokale të komunës së Kërçovës duke e pasur parasysh se vota e mërgatës është vendimtare për të siguruar administratën shqiptare të komunës së Kërçovës.

Detajet

Viti i themelimit
2002
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
United States
Aktivitetet
Advocacy
Communications
Consulting/Training
Events
Funding/Grantmaking
Fundraising
Policy Development
Program Implementation
Technical Assistance/Capacity Development
Volunteering/Mentoring
Sports
Other
Mediat Sociale
Facebook Twitter