Beta

Aktivitetet

Grupet e fokusit

Dialogjet e suksesshme të strukturuara, si DSDD, ndërtohen përmes një kuptimi të thellë të çështjeve për të cilat ndodh dialogu. Për të arritur këtë, Germin-i do të mbajë grupe fokusi me komunitetet e diasporës në gjashtë (6) shtete, përkatëisht Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Zvicrën, Norvegjinë dhe ShBA (Nju Jork dhe Uashington D.C..). Këto shtete janë zgjedhur për shkak të madhësisë së diasporës, duke e kuptuar gjithmonë që diaspora është e shtrirë më gjërë gjeografikisht.

Grupet e fokusit do të jenë mënyrë efikase për Germin-in për të marrë informata të hollësishme për mendimet dhe perceptimet e grupit të diasporës. Përfshirja e shumë personave ofron një varg më të gjërë të informatave dhe ndihmon në identifikimin e nevojave shoqërore dhe politike të komuniteteve të diasporës. Më e rëndësishmja, këto takime do të jenë të dobishme për të organizuar idetë sa i përket ngritjes së vetëdijes për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës. Për më tepër, gjatë mbledhjes së njerëzve, grupet e fokusit ndërtojnë një rrjet përkrahjeje në të cilin mund të mbështeten anëtarët e diasporës. Ky komunitet, në anën tjetër, përfiton në veçanti nga Grupi i diasporës për avokim, dhe Fushatës për të drejta në përgjithësi.

Saktësisht, përmes grupeve gjysmë të strukturuara të fokusit, Germin-i do të:

  1. Identifikojë nevojat shoqërore dhe politike të komuniteteve të diasporës
  2. Krijojë Grupet e diasporës për avokim (GDA) që do të ofrojnë një rrjet për të identifikuar temat parësore.