NJOFTIM: Diaspora Flet në Zvicër

Germin gjatë datave 22-24 shtator do të jetë në Zvicër, për qëllim që të takohet me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Qëllimi i takimit është të diskutojmë rreth të drejtave politike dhe sociale të diasporës, si dhe të flasim për potencialin e diasporës sonë. Për këtë, do të kemi një OpenMic, më 24 shtator 2017 në Universitetin e Llozanës,(mikrofon të hapur), ku do të prezantohet puna e disa  prej organizatave, individëve dhe bizneseve që veprojnë atje. Këto takime shpresojmë të jenë frytdhënëse drejtë organizimit të ideve sa i përket ngritjes së vetëdijes për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

Takimi fillon nga ora 19:00.

Të gjithë ju që jeni të interesuar, që të jeni pjesë e diskutimit dhe takimit me ekipin tonë, ju lutemi të na shkruani në faqen tonë në Facebook ose në germinks@gmail.com.

Po ashtu, jemi në përgatitjet logjistike, çdo ndihmë nga ana  juaj është mëse e mirëpritur. Ju faleminderit!