Revista “Dielli Demokristian” – Numri i plotë

I/E nderuar/a,

në emër të këshillit redaktues, kemi kënaqësinë e veçantë të publikojmë numrin e tridhjetë e pestë të revistës në formë elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’, e cila u redaktua nga vullnetarët tanë në Vjenë. Kjo revistë botohet një herë në tre muaj. Numri i saj i parë u editua para tetë viteve, në qershor 2010. Për më shumë, kjo është hera e njëzetë e shtatë që para jush sjellim edhe një verzion të shkurtër të revistës sonë edhe në gjuhën gjermane, të përkthyer nga studenti shqiptar në Vjenë, Mark Marku, si dhe vetë autorët e disa shkrimeve. Shpresojmë se do të jemi në gjendje që të vazhdojmë kështu edhe me numrat e radhës.

Duke iu falënderuar mbështetjes financiare nga Lush Neziri, aktivist i ynë në Vjenë dhe anëtar i këshillit tonë redaktues, ky numër i revistës ‘‘Dielli Demokristian’’, pos në mënyrë elektonike, do të publikohet dhe në formë të printuar, në disa qindra kopje, dhe do të shpërndahet falas. Ftojmë tëgjithë ata që janë të interesuar që të kenë ketë numër të revistës, të na kontaktojnë në adresën tonë të emailit: dielli.demokristian@gmail.com.

Me besimin se përmbajtja dhe forma e këtij buletini do të ju pëlqejë, ju sugjerojmë që atë ta lexoni, analizoni dhe komentoni. Mirëpresim opinionet dhe komentet tuaja. Ndjehuni të lirë të shpërndani këtë revistë tek të gjithë miqtë tuaj, qoftë në Austri, Gjermani, Zvicër,  SHBA, Shqipëri, Kosovë apo gjetiu, për të cilën mendoni se këto informata do të ishin me interes. 

Me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që dërguan shkrimet e tyre dhe kontribuan për botimin e kësaj reviste. Numri i radhës i revistës në formë elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’, Vjenë do të botohet në mars të vitit 2019. 

Paraprakisht ju falënderojmë për shpëndarjen e revistës sonë dhe tuajën!

Me respekt,
këshilli redaktues i revistës elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’
Vjenë, 3 dhjetor 2018