Hapja e shkollës shqipe në Dukatin e Madh të Luksemburgut

Shkolla Shqipe në Luksemburg

Mësimi i gjuhës shqipe në Luksemburg organizuar nga PLATFORMA SHQIP AIGLE ASBL.

Njoftojmë komunitetin shqiptarë, prindërit dhe nxënësit, se ka filluar regjistrimi i nxënësve në Shkollën Shqipe në Luksemburg për simestrin e dytë të vitit shkollor 2016-2017.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojne t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, formularët e regjistrimit mund t’i gjejnë në Adresën: 1, Rue Tony Bourg, L-1278 Luxembourg ose nepermjet e-mail iliriasbl@gmail.com

Grupi Nismëtar kërkon mbështetje dhe u bënë thirrje për një bashkëpunim te gjithëve, shoqatave, sipërmarrëseve komuniteti të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e kësaj nisme që ta realizojmë projektin për shkollën shqipe, si dhe të gjejë mekanizma dhe mundësi për integrimin e të gjithë atyre që kanë mundësi dhe ide profesionale për ta çuar më tutje këtë projekt.

Me Respekt,

Grupi Nismëtar Platforma SHQIP-AIGLE