Vazhdon rrugëtimi i teatrit “Kurora” në Nion të Zvicrës

Shkruan: Migjen Kajtazi

 

Teatri si pjesë përbërëse e artit përmbledhë në vetvete shumë forma dhe diciplina artistike: literaturë, muzikë, koreografi, dizajn, arkitekturë, pikturë, prozë, poezi, etj…Dhe të gjitha këto forma të artit i mundëson publikut të shohë, të ndjejë, të përjetojë e të jetojë drejtëpërdrejtë një histori reale, të dukshme falë vënies në skenë dhe prezencës të drejtëpërdrejtë të aktorëve.

Kjo lidhje e drejtëpërdrejtë në mes artistëve të teatrit dhe publikut jetohet aty për aty në kohën e tashme por që lidhë gjithë mundin e artistëve për përgaditjen e pjesës teatrale  dhe shumicën e kohës të bazuar në skenare të shkruara në kohën e kaluar. E për ti mundësuar pastaj publikut të jetojë në kohën e ardhshme në momentin që përjeton dhe shijon një pjesë të bukur duke e përciellur me ditë të tëra…

Nuk do ishin këto fjalë për teatrin dhe lidhshmërinë e tij me publikun po të mos ishte teatri shqiptar “Kurora” i qytet të Nionit në kantonin Vaud të Zvicrës.

Ishte viti 1996 ku me nismën e një grupi të rinjësh shqiptar që gjetën forcë, kohë dhe energji të themelonin teatrin “Kurora”. Kjo ndodhi në kohën kur e gjithë Kosova luftonte për mbijetesë nga pushtimi okupator serb. Këta të rinj arritën në këto kushte kur diaspora shqiptare kishte prokupim kryesor mobilizimin e të tjerëve në mbeshtetje të Kosovës së okupuar. Këta të rinj të pasionuar për artin dramaturgjik, gjetën forcën që të krijonin vepra artistike si formë e rezistencës dhe tani në më shumë se 23 vite teatri “Kurora” ka radhitur në kurorën e sukseseve të veta shumë shfaqje dhe prezentime të përmendura. Duke filluar me pjesë teatrale në gjuhën shqipe e për të vazhduar më tej pjesë teatrale në gjuhën frënge.

Ky teatër ka disa vite që po zhvillon aktivitet në fushën e dialogut ndërkulturor. Dhe në vazhdim të aktiviteteve të prezentimeve të sukseseve do jetë premiera e pjesës teatrale «  Le Prénom ». Pjesa e “Kurorës” është për të gjitha moshat . Një histori e emrit dhe ndikimit të emrit të një personi si në aspektin historik dhe atë social. Një histori teatrale që të bën të qeshësh e sidomos të mendosh. Në ketë pjesë teatrale janë të angazhuar një grupë të rinjsh të përbërë nga: Gilles Faivre, Zymer Lutfiu, Dafina Berisha, Jehona Osdautaj, Arbër Gashi, Jasper Crokaert, Yves Develay etj. Regjisor i kësaj pjese teatrale është Visar Qusaj.  Kurora për këtë pjesë teatrale ka mbeshtetje nga Shërbimi Federal kundër Racizmit (SLR), Zyrës kantonale për integrim (BCI), qytetit të Nionit, të komunës së Signy, të Loteris Romande etj. Kjo pjesë teatrale do shfaqet në këto data : 16 – 18 janar 2020 në ora 20h kurse më 19 janar 2020 në ora 20:20 në sallën komunale të Signy – Rue irard 3, 1274 Signy.

Hyrja është falas e kontributet për Kurorën janë gjithmonë të mirëseardhura 

Për më shumë informata kontaktoni Email : kurora@hotmail.com ose në tel : 0793596517 

Une histoire de prénom et d’impact historique et social qui fait rire et surtout réfléchir. 

La salle communale de Signy se trouve au centre de ce petit village pittoresque.

Një prezentim i shkurtër i Biografis së Kurorës figuron në gjuhën frenge si vijonë :

Description de la troupe « Kurora  » 

Création du théâtre : 1996 (www.interculturel.ch)

Chronologie, lieu, et participations du théâtre et cinéma : 

1997 : « Nusja pa duvak », à Nyon (VD), Monthey (VS), Genève (GE) etc.

1999 : « Ali hoxha, hoxhë Alia » à Nyon, Genève, Lausanne, etc.

2000-2001 : « Fundi i legjendave », Nyon, Lausanne, Renens, Lucerne, Bâle, Berne, Zurich,  etc. 

2002 : « Fundi i legjendave », Festival des théâtres à Ferizaj (Kosovë)

2004 : « Tout un hiver sans feu », un film de Greg Zglinski, CAB Production SA, les producteurs délégués : Jean-Luis PORCHET et Gérard RUEY, (plusieurs prix internationaux, et nominé « Meilleur long-métrage » au Prix du cinéma Suisse 2005, à Soleur 

2005 : « Mauvaise saison sur l’Olympe », Nyon

2006 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », Nyon, Lausanne, Ecublens, Yverdon, Renens, Genève, Crissier, spectacle en cours 

2007 : « Extraits des 10 ans d’humour, La lettre de condoléance » de Lova GOLOTCHINER, Nyon, spectacle en cours

2008 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2008 », Nyon

2009 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2009 », Nyon

2010 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2010 », Nyon

2011 : Dans le cadre des ateliers théâtraux, Kurora a préparé et représenté Vue du Pont

d’Arthur Miller 7 fois au Théâtre Funambule à Nyon et une fois à Genève dans le cadre de la journée international contre le racisme.

2011 : Participation aux Assises Cantonales de l’Immigration avec les saynètes 

2012 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2012 », Nyon

2012 : Participations à la Journée Internationale pour la Non-Violence à La Bibliothèque Municipale de Lausanne avec les saynètes 

2013 : La pièce de théâtre « Antigone » de Jean Anouilh, Nyon, Lausanne, Gland 

2014 : Dans le cadre de la table ronde organisé par le BCI le 18 mars 2014, intermèdes contre le racisme et la discrimination

2014 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », interculturel 2014, Nyon

2015 : Les ateliers théâtraux contre le racisme et la discrimination  

2016 : « Ateliers théâtraux contre la discrimination », Apprentissage et jeux scénique sur la prévention du racisme, Nyon

2017 : « Le Clan des Divorcés » D’Alil Vardar, Nyon

2017: « Ateliers théâtraux contre la discrmination », projet scénique axé sur la prévention du racisme pour les jeunes à Nyon et ses environs.

2018 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi »,  « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Nyon, Lausanne 

2019 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi »,  « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Lausanne

2019 : «  Le prénom », Les ateliers théâtraux contre la discrimination, Nyon